Ndeshja e fundit e 2017-ës për skuadrën e Manchester City ka qenë e vështirë, jo vetëm pasi erdhi barazimi i parë (0-0 ndaj Crystal Palace) pas 18 fitoresh por edhe se dy lojtarët kryesorë të ekipet janë dëmtuar. Kevin De Bruyne doli me barelë nga fusha e lojës pasi u godit keq nga një kundërshtar në minutën e 93-të. Për të parashikohen 2 javë pushim, cka do të thotë se do të mungpojë në dy takimet e para të 2018-ës. Por më i rëndë është dëmtimi i Gabriel Jesus, që doli nga fusha në minutën e 23-të dhe për të parashikohet një pushim 2-mujor.

De Bruyne i demtuar dje ndaj Palace

Lajme që kanë detyruar trajnerin spanjoll Pep Guardiola të ngrejë zërin, duke mbrojtur lojtarët e tij dhe kërkuar drejtësi. “Gjyqtarët duhet t’i mbrojnë lojtarët, t’i përdorin kartonat dhe jo t’i mbajnë në xhep kur shohin ndërhyrje të rënda. E dimë se sa e vështirë është nga ana fizike të luash në Premier League, por skuadrat rrezikojnë të humbasin lojtarët nga ndërhyrjet e rënda, jo vetëm City. Lojtarët e mi i godasin keq, po m’i dëmtojnë dhe vrasin në fushë”, tha Guardiola, që tha se për Jesus dëmtimi është i rëndë dhe do të mungojë dy muaj, shkruan telesport.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb