SHBA-Guvernatori republikan i Floridas kërkoi sot praninë e detyrueshme të forcave të rendit në çdo shkollë publike të shtetit të tij, duke kërkuar gjithashtu një rritje në 21 vjeç të moshës për të blerë armë zjarri.

Në këtë paln veprimi madhor të prezantuar pas të shtënave në Parkland ku u vranë 17 persona më 14 shkurt, Rick Scott kërkon gjithashtu ta bërë virtualisht të pamundur që dikush që vuan nga probleme mendore të mund të blejë armë zjarri, shkruan Atsh.

Ai paraqiti gjatë një konference për shtyp një program investimesh prej 500 milionë dollarësh, të ndarë në tre pika, legjislacion mbi armët e zjarrit, siguri në shkolla dhe shëndet mendor.

Përveç rritjes së moshës nga 18 në 21 për blerjen e armëve, Scott kërkon gjithashtu të ndalojë blerjen dhe shitjen e mekanizmave që mundësojnë që një pushkë të shndërrohet në armë automatike.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb