Musa është një nga konkurrentët më të rinj që iu bashkua shtëpisë së ‘Big Brother’, ndërsa ka nisur të tregojë dhe historinë personale të jetës së tij. Vlonjati ka treguar se ka pasur lidhje njëkohësisht me dy vajza, një brune dhe një bionde.

“E vetmja e dashur bionde që kam pasur ka qenë një yll i vërtetë, megjithëse gjoksin e kishte të bërë. Në të njëjtën kohë kisha marrëdhënie edhe me një vajze brune”, tregon djali nga Vlora që jeton në Itali.

Ervini e ngacmon për të mësuar më shumë dhe Musa tregon se dy vajzat dolën se ishin të njohura.

“Ato dolën që ishin të njohura. Unë mundohesha t’i qetësoja. I thosha mos mendo se gjithë meshkujt e kanë mendjen tek një gjë”- thotë Musa, ndërsa banorët e tjerë qeshin.

Ndër të tjera ai tregon se mbante me vete dy bateri telefoni, nga frika e të dashurës. “Kisha frikë se më vriste. Unë me të kam bashkëjetuar, se sot është e vështirë të bashkëjetosh”- ka thënë Musa.
b8c04f9531d46b3725e048fd56b761ce
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb