Të martën Cristiano Ronaldo u zyrtarizua si futbollist i Juventusit me italianët të cilët lajmëruan se kishin mbyllur gjithçka për portugezin mbi bazën e 112 mln eurove.

Ndërkohë teksa finalizohej transferimi i shekullit, fituesi i 5 herë “Topit të Artë” nuk gjendej as në Madrid e as në Torino, por në Greqi duke kaluar pushimet me familjen e tij.

Gjithsesi gëzimi ishte i njëjtë për tifozët e Juventusit, të cilët sot u lajmëruan nga klubi se të hënën do bëhej prezantimi zyrtar i 33-vjeçarit.

Ndërkohë që të gjithë prisnin që Ronaldo të udhëtonte drejt Torinos, ai ka mbyllur pushimet dhe ka fluturuar drejt Madridit. Jo për t’u kthyer te Reali por për të marrë sendet personale dhe për të takuar disa miq të tij para se të nisë aventurën e re në karrierën fantastike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb