Futbollisti anësor i Juventus-it, Douglas Costa, ka rrëfyer një histori interesante në kohën kur luante në Brazil. 27-vjeçari tregon se nëse nuk do të kishte trukuar një ndeshje ndaj Flamengo-s ai dhe shokët e skuadrës te Gremio mund të kishin vdekur.

Rivalët e Internacional do të shpalleshin kampionë nëse Gremio do të barazonte apo fitonte kundër Flamengo-s. Për të shmangur këtë turp sipas Costa-s drejtuesit i urdhëruan të shtrembëronin rezultatin.

“Ishim në fushë me rezervat dhe pas 45 minutave të para kishim shënuar një gol. Kjo pjesë u mbyll 1-1.

Në të dytën erdhi lajmi se Internacionali do të ishte kampion i Brazilit me atë rezultat. Bëmë ndërrime, unë dribloja nga njëra anë te tjetra, por larg portës. Ishte një ndeshje e vështirë të luhej. Ishte e shëmtuar, duhej të luaja për të mos fituar.

Ndeshja u mbyll 2-1 për Flamengon dhe të gjithë ishim të lumtur. A na u tha të humbnim? Normalisht, drejtuesit bëjnë vizita në dhomat e zhveshjes. Flamengo po luftonte për titullin dhe “Maracanà” ishte plot. Na u tha se mund të bënim çfarë të donim, përgjegjësia ishte e jona.

Nëse fitonim, njerëzit do të pushtonin pistën e aeroportit dhe nuk mund të udhëtonim. Tifozët e Gremios do të na vrisnin. Do të ishte një njollë për historinë e Gremios t’i jepnim titullin Internacionalit. Shkoi mirë, por nëse e mundnim Flamengon, do të kishim vdekur”, – ka rrëfyer Douglas Costa.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb