Joachim Löw ka surprizuar jo pak me listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës të Gjermanisë kundër Irlandës së Veriut dhe Azerbajxhanit të cilët do të jenë të fundit për fushatën eliminatore të Boëtrorit.

Në listën e teknikut që drejton prej 11-vitesh “panzerat” nuk ka patur vend për Mesut Özil, Mario Götze dhe Sami Khedira, 3 lojtarë që do të jenë të detyruar t’a ndjekin kombëtaren nga ekrani i vogël. Por në prononcimin për mediat, Löë, ka dashur të shuajë polemikat duke u shprehur:

“Mesut Özil dhe Sami Khedira do të jetë më mirë nëse do të pushojnë gjatë ndërprerjes së kampionateve, për kombëtaret. Kjo është më e rëndësishme për gjendjen e tyre, sesa impenjimi tani. Dua që futbollistët e Gjermanisë të jenë në kushte optimale vitin tjetër dhe jo tani”, tha Joachim Löë.

Mesut Özil është një prej mesfushorëve më krijues në futbollin europian dhe, 15 mundësitë e krijuara për gola në 5 ndeshje këtë sezon dëshmojnë qartë se çfarë roli ka ai te Gjermania.

Por së fundmi, turko-gjermani ka humbur vendin titullar tek Arsenali. “Panzer”-at ende nuk kanë siguruar kualifikimin në Botërorin 2018, por një pikë ndaj Irlandës së Veriut, me të gjitha gjasat do t’i japë vendin e merituar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb