TIRANE – Rita Ora, këngëtarja me famë botërore është bërë shpesh protagoniste e rubrikave rozë, përmes intervistave, fotove pikante apo zhvillimeve të reja që prekin jetën e saj private dhe atë profesionale.

rita-ora

Kështu, ka mjaftuar një postim i saj në Instastory ditën e djeshme, dhe ajo ka shkaktuar jo pak bujë. “Fakt i vërtetë. Qëndroj lakuriq para pasqyrës dhe i them vetes se jam marrëzisht seksi. Këtu fillon ajo…”- shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare.

rita-jpg

Që ajo është një këngëtare super e talentuar ky është fakt i konfirmuar tashmë, por shpesh herë ajo ka guxuar me pamjen e saj duke u shfaqur me stile veshjesh që kanë shkaktuar zhurmë, siç ishte edhe një prej daljeve në skenën e MTV Awards, ku ajo u shfaq me robdishamber dhe peshqir në kokë, sikur sapo kishte dalë nga dushi.

ge
(BalkanWeb)

Etiketa: