Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është shprehur se CIA dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të fajësohen nëse ai pëson një vdekje të papritur.

“Nëse vdes, prapa kësaj do të fshihet Amerika, ose CIA,” u tha Duterte gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Ai prej kohësh fajëson shërbimin inteligjent me bazë në Virxhinia për kritikat që i bën qeverisjes së tij për luftën e përgjakshme ndaj drogës.

“CIA, boll u kruajtët me mua. Një ditë, do t’ju përzë nga këtu. Ju ose do të duhet të më vrisni ose shporruni nga vendi im. E keni vetë në dorë,” tha Presidenti.

Kjo nuk është hera e parë që Duterte ka fajësuar CIA-n. Në shtator të vitit të kaluar, ai tha se ka marrë njoftime se CIA e do të vdekur, dhe se shumica e ambasadorëve amerikanë janë pjesë e këtij grupi.

Ai shprehet se CIA ka ndërhyrë në punët e shtetit të Filipines që në kohën kur shërbimi inteligjent u themelua në fillim të viteve ’60.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb