Presidenti francez Emmanuel Macron ka habitur me një deklaratë të fundit, ku gjatë një interviste për revistën “Le Point” thotë se jeta e tij është më pak “tërheqëse” nga sa mund të mendohet. Për të argumentuar këtë ai tregoi se është i detyruar të flasë shpesh me një lider siç është Erdogan.

“Unë jam ai që duhet të flasë me Erdoganin çdo 10 ditë”,- u shpreh Macron.

I pyetur nga revista “Le Point” nëse po përpiqej të bëhej ai “fëmija tërheqës” i skenës globale politike, Macron përgjigjet: “Skena globale nuk është një skenë edhe aq tërheqëse, ju e dini”.

Deklarata e tij është cilësuar si shokuese nga mediat turke, por ekipi i ngushtë i Macron sqaroi se deklarata nuk ka pasur synim talljen e Presidentit të Turqisë.

Biseda e fundit që është bërë publike mes Macronit dhe Erdoganit u zhvillua me 27 Gusht, kur ata diskutuan fatin e një gazetari francez të arrestuar dhe burgosur në Turqi. Ai ka diskutuar shpesh me Erdoganin edhe çështje të Lindjes së Mesme dhe luftës në Siri.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: