TIRANË- Ironia e kryeministri Edi Rama nuk ka munguar në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” në News24. Ndërsa gazetarja Eni Vasili e ka pyetur për të disatën herë për akuzat e opozitës për kokainën e kapur në Durrës dhe vëllain Olsi Rama, kryeministri iu përgjigj me ironi. Ai ka vijuar me batuta dhe sugjeroi edhe një titull filmi për kokainën.

A biem dakord që ishte një zbulim rastësor, një operacion i rastësishëm?
Ishte një sasi e madhe droge që e kishte porositur im vëlla. Unë i kisha thënë jepi dhe pastaj e kapëm në doganë… Ndryshimi në sistemin në dogana ka sjellë efekte. Mjafton të pyesni sipërmarrësit e këtij vendi, a kanë ndryshuar doganat e Shqipërisë për mirë apo për keq. Ju thoni e kapët rastësisht. Po, erdhi ai që i ndante miell partizanëve dhe i ngecën bananet në grep.

Pra kishte kohë që po hetohej?
Hooo. Ça janë këto pyetje.

Për transparencë.
Ju nuk doni transparencë, doni telenovelë. Doni narkos. Se ka dalë seria tjetër.

Janë pyetje që duan përgjigje
Dritëhijet e operacionit të kokainës titulli.

Ishim tek Berisha…”isha gati ta vrisja Edi Ramën ka thënë”
Çfarë përgjigje të jap, del ai i marri i lagjes dhe thotë jam gati të vras filan komshi. Për aq kohë që ka njerëz që e ndjekin, e besojnë taksirat është ky. Punët e mia janë të tjera.

PD është e qartë kur thotë se ka pasur garanci politike për 613 kg drogë, përmendin edhe vëllain tuaj…
Sipas opozitës garancia në Spanjë është dhënë nga kryeministri i Spanjës, në Francë nga Macron dhe e shoqja, në Gjermani Mekel ka qene e zënë po me siguri ministri i Brendshëm me të vëllain, në Angli May ia ka fut ndonjë ngarkresë se ata të tjerët e kanë mendjen tek Brexit… A e kuptoni çfarë muhabetesh janë këto?

Mos e ktheni në parodi tani
Epo ndryshoni pyetje
(m.k/m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: