Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Habit Rama, quan “motër” LSI-në teksa i jepte një mesazh PD-së

20171012-172114

TIRANE– Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të opozitës që të zbatojnë rregulloren e Kuvendit, dhe mos tentojnë ta kthejnë debatin në Parlament në një “mejhane”. Duke folur për mediat pas mbylljes së seancës parlamentare, kryeministri Rama tha se deputet e PD dhe ato të LSI, të cilën e quajti “motrën e përbashkët”, duhet të bëjnë siç duhet rolin e opozitës.

“Ajo që po bën opozita është për të ardhur keq, është një çorodi totale, mungesë përgjegjësie, mungesë e të parit të të vërtetave të thjeshta që vijnë nga zgjedhjet e 25 qershorit, dhe mungesë e vullnetit për të ndërtuar një alternativë si opozitë. Por vazhdojnë me sjelljen e vjetër. Nuk kanë asnjë vizion, asnjë ide, asnjë program, asgjë për t’i ofruar këtij vendit”, tha kryeministri Rama.

Ai tha se deputetët e PD nuk kanë një axhendë parlamentare të 25 qershorit, por vazhdojnë të njëjtat diskutime si ato në çadrën e protestës përpara zgjedhjeve.

“Ca për fajin e vet, ca për fajin tonë, u mësuan me parlamentin “mejhane”, ku merrej fjala, e flisnin bashkërisht. Si i bëhet që opozita ta kuptojë këtë, të mos kërkojë shkeljen e rregullores në emër të lirisë, dhe mos e shfrytëzojë këtë për të çuar përpara axhendën e vet. E përdorin lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj, në vend që ta përdorin për axhendën e tyre.

Ju jeni dëshmitarë që është e njëjta axhendë me atë para kuvendit, me të vetmin ndryshim, se nuk janë në çadër, por jo në Kuvend. Opozita kërkon debat dhe nuk lejon debat, kërkon diskutim, dhe bllokon foltoren. Është një pozitë pa kohë, pa vizon, pa program, pa skuadër, pa përgjegjësi. Nuk ka dhe s nuk merr dot përgjegjësi”, u shpreh kryeministri.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Mejhane dhe parin mejhanes e bere president nuk jeni per ligj dhe drejtesi SE timonin e more po nuk ke takat. Zbato ligjin shtetin te drejtes. Takati. Neser del stazimiri blokon parlamentin Rradha kamikazeve po ti Km sben dot vetem.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.