KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer se para zgjedhjeve i ka ofruar Lëvizjes Vetëvendosje postin e kryeministrit.

“Është mirë të vërtetohet edhe kjo që unë ia kam ofruar Vetëvendosjes, kryeministrin para zgjedhjeve, por nuk kanë dashur ta marrin. E kemi marrëveshje me shkrim. Gjashtë muaj para zgjedhjeve Vetëvendosja e ka pasur në tavolinë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor”, tha Haradinaj.

Ai thotë se VV nuk ka qenë e gatshme për ndryshim, duke shtuar se nuk mban shpresë që t’i bashkohen në formimin e qeverisë.

“Ata e kanë fokusimin tek vetvetja, jo tek proceset në vend për këtë arsye edhe kam shkuar kësaj rruge që jam sot”, përfundoi Haradinaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: