Si gjithmonë ai ka kundërshtuar skemat e De Biasit dhe ishte normale që edhe në humbjen 2-0 me Italinë të dëgjonim kritikat e Astrit Hafizi, i cili edhe këtë herë u tregua i ashpër me De Biasin. Në një koment në studion e “Supersport”, Hafizi  tha se trajneri i Kombëtares duket sikur vënë një kasetë, pasi përsërit të njëjtat gjëra prej pesë vitesh.

“De Biazi duket sikur ka një kasetë që e vë sa herë flet pas ndeshjeve, pasi ka pesë vjet që thotë të njëjtat gjëra. Sot Italia bëri një nga ndeshjet e veta më të dobëta dhe ne nuk arritëm të marrim rezultat. Kundërshtari sot luajti në 60 për qind të mundësive të veta, edhe pse ne kishim mungesa të rëndësishme, trajneri nuk e përmendi në asnjë moment këtë fakt”, u shpreh ish-trajneri i Kombëtares. Edhe pse gjithmonë kritik ndaj De Biasit, ndoshta këtë herë komentet e Hafizit janë pothuajse me vend.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb