SHKODËR- Kongresi që do të mbahet më datën 19 mars, ku do të bëhen dhe zgjedhjet për strukturat e Partisë Socialiste ka nxjerrë në terren ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin si dhe deputeten Mimoza Hafizi. Mësohet se dy socialistët kanë vijuar një takim me strukturat në Shkodër.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Hafizi pohoi se punohet për organizimin e zgjedhjeve brenda PS-së, ndërsa konfirmoi dhe njëherë mbështetjen e saj për kandidaturën e Ben Blushit. Nga ana tjetër, ligjvënësja theksoi se mandati i kryetarit të partisë, që mban aktualisht zoti Rama, ka përfunduar që prej 2 vitesh e gjysmë.

“I qëndroj kërkesës për respektimin e statutit. Mbështes Blushin, kërkojmë zhvillim të garës. Mandati i kryetarit ka 2 vjet e gjysmë që ka përfunduar. Në kongres të përfshihet dhe zgjedhja e kryetarit”, tha Hafizi.

Pak ditë më parë, Mimoza Hafizi, mbështeti me anë të një letre publike drejtuar nga deputetja Arta Dede, për kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruccin. Në këtë letër, që u firmos dhe nga Hafizi kërkohej që të mbaheshin zgjedhjet për kreun e PS.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: