Serbia ka hapur dy kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE, duke hyrë kështu në një fazë të rëndësishme në procesin e integrimeve evropiane.

Komisioneri i BE-së për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn që është duke marrë pjesë në Konferencën Ndërqeveritare të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave për tu bërë pjesë e BE-së që më parë kishte thënë se nuk ka vend në BE për vendet me probleme tha se ky është vetëm fillimi i procesit.

“Ky është fillimi i negociatave. Do të shohim në vitet e ardhshme. Them se edhe Beogradi edhe Prishtina duhet të pranojnë faktin që nuk kanë nevojë për të bllokuar rrugën për në BE” ka thënë Hahn.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: