MAQEDONI-Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Han shprehet se ligji për gjuhët është kërkesë tejet e arsyeshme, por sipas tij kjo nuk është pjesë e prioriteteve të Brukselit.

Gjatë vizitës në Shkup në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev, Hahn tha se autoritetet e Maqedonisë duhet t’i shënojnë sferat prioritare për të cilat do të fitojnë vlerësime pozitive nga Brukseli.

Ai theksoi se ligji për gjuhët kalon nëpër procedurë kuvendore dhe se ai është miratuar në fazën e parë, në bazë të rekomandimeve paraprake nga Komisioni i Venecies, por shtoi se për momentin është me rëndësi Qeveria të përqendrohet në ligjet dhe në përmbushjen e kushteve për fitimin e rekomandimit pozitiv.

“Ligji për gjuhët nuk është pjesë e asaj që është dakorduar në këtë kontekst, por edhe një herë do të them se në Bruksel angazhohemi fokusi të vendoset në prioritetet, nëse kjo çështje mund të zgjidhet në kushte të tilla në rregull, nëse ka nevojë të definohen prioritetet, atëherë ato duhet të definohen sipas interesave kombëtare”- tha ai, njofton agjencia Ina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb