TIRANE-Deputetja e PD Mimoza Hajdarmataj eshte shprehur se PD nuk ka nxjerre asnje ‘bisht’ sic pretendon kryeministri Rama ndaj rekomandimeve per Reformen ne Drejtesi.
“Partia Demokratike nuk nxori asnjë ” bisht” apo alibi për Reformën në Drejtësi.

PD ka këmbëngulur në Rekomandimin 88 të Venecias, për të garantuar mos kapjen e saj nga politika juaj ” me bisht” por kjo nuk do të thotë që ka hequr dorë nga kërkesa për zbatimin e plotë dhe jo të pjesshëm të rekomandimeve të arbitrit të vetëm me ekspertizë siç është Venecia….
Ndërkohë për të gjithë ata që kanë memorie, ishte Rama , që vendosi “veton” për të mos pranuar Rekomandimin 88, duke kërcënuar Opozitën se, …” me ose /pa ju, ne do ta kalojmë,reformën…” duke qënë i sigurtë në harbutërinë e tij se do ti vendoste kufij PD.
Ishte ky mashtrues ” me bisht” që në kohën kur zhvillohej ky debat, urdhëroi komisarët( Komisionin e Reformës ) të vazhdonte punën, në mënyrë të njëanshme, arbitrare , pa praninë e Opozitës, për vetingun…dhe cdo herë komisarët dilnin jashtë dhe manipulonin gazetarët.
Po kush të beson sot ty z, kryeministër , në këtë konferencë të shtirur, me folklor të thatë dhe arrogancë?
Tani të gjithë po qartësohen se Opozita nuk po kërkon as më shumë e as më pak, se sa Standartet e Venecias për këtë reformë, standarde të cilët dalin mbi interesat e tua korruptive dhe të qeverisë e maxhorancës për të kapur drejtësinë me ” arbitrat” e tu të shtirur….
Reforma në drejtësi nuk mund të jetë më si një përrallë apo premtim& mashtrim, sikurse u dhe pa doreza shqiptarëve në 2013 për shëndetësi e arsim falas, rritje ekonomike, pagash e pensionesh.
Unë jam krenare për çfarë ka bërë Opozita deri tani.
PD do qëndrojë fort në këtë kauzë madhore, historike për Kombin që askush të mos e kapë dhe ta përdorë drejtësinë në emër të shqiptarëve apo qoftë edhe të ndërkombëtarëve”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: