TIRANË- Ambasadori rus në Tiranë Alexander Karpushin i ka quajtur qesharaket deklaratat për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në Shqipëri. Në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Karpushin tha se nuk ka asnjë të vërtetë në këto aludime.

“Është qesharake pretendimi që hakerat rus po mundohen të ndërhyjnë në zgjedhjet shqiptare. Nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me këtë”, deklaroi ai.

Karpushin shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë janë shumë normale dhe miqësore. “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë janë të lidhura nga tradita e periudhës jo të largët historike. Rusia gjeti një mundësi pas luftës dhe i dha popullit vëlla shqiptar, një mbështetje të madhe. Këto fakte nuk janë harruar. Vlerësimin e gjendjes së tanishme do ta cilësoja si marrëdhënie optimiste të kujdesshme”, theksoi Karpushin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb