TIRANE– Hetimet në kuadër të dosjes së grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet ndërkombëtare. Këtë e ka shprehur kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako në një konferencë për mediat.

I pyetur se kur do të bëhen publike detaje nga ky hetim, Çako tha se gjatë ditës së sotme do të ketë një komunikim zyrtar mbi këtë çështje.

“Është një hetim në kuadër të dosjes së grupit të strukturuar kriminal “Habilaj”, është në bashkëpunim me prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtarë. Në lidhje më këtë operacion që është në vazhdim do të kemi komunikim pas pak, nga një tjetër zyrtar i policisë”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb