SIRI- Ministria e Mbrojtjes franceze ka konfirmuar se Franca ka sulmuar një nga bazat më të mëdha të ISIS-it në Siri. Kjo ka qenë dhe ‘hakmarrja’ e parë e francezëve ndaj ekstremistëve të ISIS.

Sulmi është kryer na Raqqa, që është një nga bazat më të mëdha të ISIS-it në Siri dhe ai është kryer 48 orë pas masakrës së grupit terrorist në Paris.

Sipas informacioneve nga Ministria e Mbrojtjes franceze, që i transmetojnë mediat ndërkombëtare, 10 avione bombarduese kanë hedhur 20 bomba, në këtë qytet, ku mendohet se ka baza të rekrutimit dhe kampe trajnimi për ekstremistët e Shtetit Islamik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: