“Një grup hakerash që synojnë llogaritë e emravëe të njohur në Instagram mund të kenë arritur miliona të dhëna private të përdoruesve,” – lajmëron rrjeti social.

Këngëtarja Selena Gomez është nnjë nga yjet që u sulmua javën e kaluar. Asaj iu publikuan pamje intime dhe private me ish-të dashurin e saj, Justin Bieber.

Rrjeti social Instagram ka treguar se të dhënat merren kryesisht nga numri i telefonit dhe email-i. Kompania e rregulloi shpejt problemin duke mos lejuar që hakerat të publikonin dicka tjetër, por kanë treguar se të gjithë duhet të bëjnë kujdes në klikimet që bëjnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb