Refik Halili, presidenti i Tiranës, gjatë konferencës së sotme për shtyp ka sulmuar ish-presidentin e Republikës dhe njëkohësisht të klubit Z. Bamir Topi. Halili e ka cilësuar skandaloze prononcimin e Topit pak ditë pasi Tirana ra nga Kategoria dhe ka pretenduar se kërkon të bëjë fushatë me emrin e ekipit bardheblu.

“Topi ka qenë presidenti i Tiranës, por jam skandalizuar kur ka thënë që shikoni presidentin tonë që takon një ministër dhe gëzohet. Kurrë s’ka telefonuar të pyesë çfarë bëhet me Tiranën, as ndonjë ish-futbollist. Më goditi kur tha se gëzohem kur takoj një ministër. Të ketë turp. Del dikush e thotë që ka 100 mijë euro për Tiranën, por duhet pyetur. Ai kërkon të bëjë fushatë me Tiranën. Nuk besoj të marrë as një votë, jo më shumë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb