Piloti i Mercedez, Lwis Hamilton, ka arritur të fitojë këtë fundjavë Çmimin e Madh të Francës pas një dekade. Kjo ishte fitorja e 65 në karrierën e britanikut i cili bëri një start të mirë por u detyrua të ulë ritmin pas përplasjes së disa pilotëve që solli më pas edhe futjen e makinës së sigurisë.

Vettel ishte protagonisti në start teksa nuk i ka hapur rrugë Bottas-it i cili ishte më përpara në kthesë, duke e prekur me hundën e tij në gomën e majtë. Të dy pësuan dëme dhe duhet të futeshin në bokse për të riparuar makinat.

Pas daljes nga pista të makinës së sigurisë gara u zhvillua normalisht, me Vettel që duhet të bënte edhe 5 sekonda penallti për gabimin ndaj Bottas. Gjithsesi Ferrari i tij ishte shumë i shpejtë dhe ai arriti të rikuperonte shumë pozicione gjatë garës.

Hamilton nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, me Riccardo, Verstappen dhe Raikkonen që konkurronin për vendin e dytë gjatë gjithë kohës. Në fund, ishte holandezi ai që kapi vendin e dytë, me finlandezin e Ferrari-t që kapi vendin e fundit të podiumit. Vettel duhet të kënaqet vetëm me vendin e 5-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb