Portieri i Interit, Samir Handanovic, ka ndërruar agjentin e tij. Ai ka ndryshuar menaxherin Federico Pastorello, duke u lidhur me shqiptarin Fali Ramadani.

Ramadani ka lidhje të forta me Manchester City dhe Atletico Madridin, dhe dihet që Pep Guardiola është në kërkim të një portieri për sezonin e ri. Sipas Calciomercato.com, nëse Interi dështon që të në tre skuadrat që dërgojnë në Ligën e  Kampionëve, atëherë Handanovic do të largohet. Slloveni nuk është i lumtur me rezultatet e klubit ndër vite dhe kërkon që të luajë një herë në Ligën e Kampionëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb