Kur të gjithë ne, këto ditë të nxehta, mundohemi t’i dhurojmë vetes pushimet e merituara, Spitali Amerikan ka zgjedhur pikërisht jugun, për të çelur dyert e Laboratorit më të ri të analizave, pjesë e një rrjeti laboratorësh që do të shtrihet në të gjithë vendin. Jo pa qëllim është zgjedhur qyteti i Vlorës, i cili që prej datës 7 gusht mirëpret të gjithë qytetarët e pushuesit në këtë zonë turistike, duke ofruar 1900 shërbime laboratorike. Në gatishmëri të pacientëve edhe ditën e shtunë, në këtë laborator mund të kryen me standardet dhe teknologjinë e fundit, egzaminimet për të gjitha grupmoshat. Me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit diagnostik shëndetësor në Shqipëri, laboratori i ri veç shpejtësisë dhe saktësisë së rezultateve për çdo analizë që ju kryeni, është i pajisur me një staf të trajnuar dhe kualifikuar. Ju, nuk keni më asnjë arsye pse të trokisni nga njëra klinikë në tjetrën, për të kryer analiza të cilat me parë i gjenit vetëm në kryeqytet.

E gjithë gama e analizave me çmime preferenciale
Në laboratorin e ri të Spitalit Amerikan, mund t’i gjeni të gjitha, duke kursyer kështu kohë, por edhe shpenzuar siç duhet të ardhurat tuaja. Për këto të fundit, Spitali Amerikan vjen me të tjera risi e alternativa. “Spitali Amerikan do të ofrojë çmime preferenciale që i përshtaten gjithë zonës së jugut, duke bërë të mundur që qytetarët të shpenzojnë më pak, të kenë një shërbim modern dhe efikas, e mbi të gjitha cilësor”, sqarojnë drejtuesit e laboratorait. Laboratori i ri, një investim tjetër I madh i spitalit Amerikan ndodhet në Lagjen 15 tetori, Përballe Spitalit Rajonal-Vlore. Rrjeti laboratorik i Spitaleve Amerikane është i akredituar me ISO 15189:2012, ndër standarted me të rëndësishme mjekësore. Pas Vlorës, ky projekt do të shtrihet në qytete të tjera të rëndësishme të vendit si Shkodra, Elbasani e Korcca. Paketat e check-up për të gjitha grupmoshat

Disa për neglizhencë, të tjerë se ndjehen të shëndetshëm, por vazhdimisht ne nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur ekzaminimeve periodike. Por nga ana tjetër, të gjithë e kemi provuar atë ndjesinë e çlirimit nga ankthi i pritjes së një analize apo disave. E përse duhet t’i shtojmë vetes këtë stres të panevojshëm, kur me një paketë Check-up, mund të kryejmë gjithë gamën e analizave që na duhen? Të kapim në kohë sëmundje të cilat duke i lënë pas dore mund të avancojnë? Gjatë gjithë muajit gusht dhe shtator në laboratorin e ri të spitalit Amerikan në Vlorë, do të ofrohen paketa check-up si dhe paketa ekzaminimesh me ofertë për sëmundje të veçanta. “Do të jenë një sërë paketash të specifikuar sipas të gjitha grupmoshave, por edhe sëmundjeve të caktuara”, shprehen drejtuesit e laboratorit në Vlorë. Ndaj gjatë këtyre pushimeve merrni pak kohë për shëndetin tuaj. Zgjidhni Spitalin Amerikan, lideri i vetëm në shërbimin shëndetësor!

lab4

lab

lab3 (1)

lab2

lab3

lab1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb