KOSOVE-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, të cilët akuzoheshin nga Turqia per terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit ka qenë “aksident i Kosovës”.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka bërë shumë përparime në rend dhe ligj, dhe se skandali me gylenistët “ka qenë një gabim, një aksident i Kosovës”.

Kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se ka biseduar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas këtij rasti.

“I kam siguruar institucionet e BE-së, Washingtonin, se ishte gabim. I kam lutur ta mirëkuptojnë Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE”- është shprehur Haradinaj per RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se i ka dhënë sinjal BE-së dhe SHBA-së se Kosova po e korrigjon gabimin e bërë.

“Veprimi i menjëhershëm, me shkarkimin e dy përgjegjësve të institucioneve të rendit, mendoj se ka qenë një sinjal i fortë për BE-në dhe Uashingtonin se Kosova ka bërë gabim dhe po e korrigjon”, ka theksuar Haradinaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: