Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, tashmë është një marrëveshje e vdekur. Kështu është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka folur në një intervistë për RTV Dukagjini duke thënë se marrëveshja nuk mund të rinegociohet, por vetëm mund të anulohet dhe korrigjohet.
Haradinaj ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosje. Ai është shprehur se AAK nuk do të bëjë më koalicion me Vetëvendosje megjithëse kanë luftuar për kauza të përbashkëta si Demarkacioni dhe Asociaoni i komunave serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb