Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është çështje ditësh kur do t’i kenë votat për ta miratuar Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj i bëri këto komente në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, ku shtoi se seanca për tema të tilla nuk kryhen për një ditë, por një pjesë e punës ndodhi, siç është ndryshimi i Projektligjit nga Komisioni për Punë të Jashtme.

“E dini që seancat për tema të tilla nuk kryhet për një ditë, një pjesë e punës ndodhi. Ajo e komisionit është një punë më pak për ditën e radhës. Jam optimist se do kryhet axhenda për demarkacionin”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nuk u jep atyre detyra, por se ata i kanë në prioritet dy detyrat të cilat kanë mbetur për liberalizimin e vizave.

“Presindent Juncker tha se nuk vijmë më ju jep detyra dhe porosi. Angazhimi i Kosovës është serioz, ratifikimi i Marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi dhe luftimi i rendit dhe korrupsionit janë dy kushtet e mbetura”, tha Haradinaj.

Ai është shprehur optimistë se do të kryhen agjendat e parapara për ratifikimin e Marrëveshjes me demarkacionit.

“Ne edhe shqiptarët i kemi pritur bukur gjatë. Shyqyr jemi marr vesh me shqiptarë. Besoj që do merremi vesh edhe me komunitetet tjera. Vërtet ka përmbajte për korrigjim dhe korrektim ashtu siç parasheh dokumenti. Do të jemi së shpejti, çështje ditësh, me votat e duhura”, tha ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb