Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), gjeneral Ralf Hoffmann.

Iniciativat dhe projektet mbështetëse të këtij ekipi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ishin temat që u biseduan në këtë takim.

“Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar që t’u ofrojë siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke theksuar nevojën e mbështetjes së NATO-s për Kosovën, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë.

Kurse, gjenerali Ralf Hoffmann e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj për angazhimet e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet e NALT-së përgjatë vitit 2018.

“Me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), Gjeneral Ralf Hoffmann, u pajtuam se FSK është forcë profesionale dhe gjithëpërfshirëse, që garanton siguri për të gjithë qytetarët e vendit. Në kuadër të takimit, diskutuam edhe për nevojën e intensifikimit të veprimeve informuese e sensibilizuese për të arriturat dhe gatishmërinë e FSK-së në procesin e transformimit në Forcë të Armatosur. Kosova është e përgatitur që të jetë partnere e NATO-s në ofrimin e sigurisë së brendshme, rajonale dhe më gjerë”, shkruan Haradinaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: