Deputeti i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Labinot Tahiri, ka lartësuar figurat e dy krerëve shtetëror, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Hardinaj. Tahiri ka theksuar se beson se kryeministri aktual i Kosovës po vepron në të mirën e vendit. “Ai është një person që merr përgjegjësi mbi vete dhe unë i besoj”, tha Inë emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini.

Tahiri tha se Haradinaj është hero i gjallë, sepse po të kishte vdekur edhe atij njëjtë si vëllezërve të tij, do tu thureshin vargje dhe poezi. Sipas tij, politikan dhe diplomat si Hashim Thaçi nuk ka në Kosovë, por as në rajon.

“Thuhet se nuk është bash e lehtë me u bind UÇK-ja me i dorëzuar armët, dhe vetëm me një urdhër të tij është kryer kjo punë. Njerëzit kanë pasur një vlerësim. Kush është Labinot Tahiri me dhënë vlerësim të gabueshëm. Prej kur vepron Thaçi, do t’i themi të mirat dhe të këqijat, dhe për këtë do të flet historia”, ka shtuar Tahiri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: