KOSOVE– Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj nga Uashingtoni, ku po qëndron për vizitë ka vlerësuar rezultatet e Kosovës në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë. Në intervistën për RTV21, ai ka thënë se rruga deri te shpallja e pavarësisë nuk ka qenë e lehtë por edhe 10 vitet e Kosovës shtet kanë qenë mjaft sfiduese.

I pari i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj pret që deri ne vitin 2019 të zgjidhen të gjitha çështjet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Deri më 2019 do të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi. S’mundet me mbet kështu. Ju po e shihni që jemi të gjithë të bllokuar. BE’ja është e bllokuar me ne. Ne jemi vetvetiu të bllokuar në marrëdhëniet në rajon. Por jo vetëm ne edhe Serbia dhe të gjithë të tjerët do të bllokohen nga mos gjetja e një zgjidhje” tha Haradinaj.

Sipas tij, gjendja aktuale e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë po mban peng gjithë Ballkanin dhe mund të kthejë veprimet e të kaluarës.

“Pra mos arritja e njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta mban Ballkanin peng edhe mund ta riciklojë të kaluarën”, u shpreh kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: