PRISHTINE- Menjëherë pas marrjes së postit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Delawie, me këtë rast ka falënderuar kryeministrin, e Haradinaj ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e SHBA-së në proceset e Kosovës, si dhe ka kërkuar për përkrahje edhe në vazhdim.

Më herët ambasada e SHBA-së, përmes një njoftimi për media, ka uruar formimin e institucioneve të Kosovës dhe ka uruar Veselin, Haradinajn dhe ministrat e zyrtarët tjerë të emëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: