PRISHTINE- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk do të marrë pjesë në tryeza, si ajo me presidenten Atifete Jahjaga për të diskutuar mbi krizën politike që ka përfshirë Kosovën. Në një intervistë për zona B në k.kosova, tha se ndihej në siklet në ato momente të së hënës paradite. Mbase kjo nervozë ishte edhe arsyeja pse kreu i Aleancës nuk përshëndeti dorë me dorë të gjithë që ishin brenda.

Haradinaj tregoi se në takim përball Mustafës e Thaçit nuk përmendi Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Ai tha se nuk e refuzoi takimin te Jahjaga, pasi beson që ka qytetarë të cilët e përkrahin atë edhe në këtë rast. Haradinaj foli edhe për atë nëse ka dallime mes tij dhe AAK-së në një anë dhe kolegëve nga dy subjektet tjera opozitare në anën tjetër, në lidhje me atë se a duhej ulur bashkë me kryeministrin dhe zëvendësin e tij. Por, e pranon se nuk do të shkojë më në kësi takimesh.

Kreu i AAK-së tha se te qytetarët kanë edhe pakënaqësi tjera, e jo vetëm ato që kanë të bëjnë me Asociacionin dhe Demarkacionin. Sipas tij, kjo u tregua edhe më 9 janar, ndërsa fajtor për gjithçka e lë shefin e qeverisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: