PRISHTINE– Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka publikuar dokumentin për të cilin është arritur marrëveshja mes tij dhe LDK-së që të ratifikohet demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Haradinaj ka konfirmuar se Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror ka pësuar ndryshimin i cili raportin e Bulliqit e konsideron si orientim.

Sipas tij kjo fjalë ishte ajo që po pengonte ratifikimin e demarkacionit.

“Me marrëveshjen e re konsensuale, ndryshimi që ka pësuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror është shtesa ‘si orientim’ e shënuar me të kuqe, me kërkesë të LDK-së. Kjo fjalë ishte ajo që pengonte ratifikimin e marrëveshjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
28279281_737366543054429_6685136909865348454_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb