Vendimi i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për lirim nga detyra të Shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi nuk bëhet i plotfuqishëm pa një miratim e presidenti Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se pas vendimit të tij, tani shkarkimi i Gashit nga posti i shefit të AKI-së do të ndodhë pasi vendimin ta marrë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Këto komente, kryeministri Haradinaj i ka i ka bërë pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, shkruan rel.
Ndërkaq, në lidhje me largimin nga detyra të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kryeministri Haradinaj tha se kjo ka ndodhur për shkak se arrestimi dhe më pas deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, kishte prishur marrëdhëniet institucionale në mes kryeministrit me ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb