PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë vendim ta shtyjë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Siç thuhet në një kumtesë për media publikuar nga zyra e kryeministrit, anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.

“Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit. Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë”, thuhet në deklaratë.

Haradinaj ka falënderuar për bashkëpunimin institucionet e Kosovës, por edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar duke i ftuar ata që në takimin e radhës të punohet që Kosova të votohet anëtare e Interpolit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb