Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kongresistin amerikan, Steven Palazzo, të cilin e ka falënderuar për ndihmën e pakursyer që SHBA-të kanë dhënë për shtetin e Kosovës, që të jetë një shtet i qëndrueshëm dhe i fortë ekonomikisht.

Në këtë takim, Haradinaj ka shprehur përkushtimin e Kosovës për të ardhmen euroatlantike dhe për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kongresisti amerikan, Palazzo ka falënderuar kryeministrin për pritjen, duke shprehur urimet e përzemërta për përvjetorin e 10-të të Pavarësisë dhe mbështetjen e vendit të tij, për rrugën demokratike të Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: