TIRANE– Kreu i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Ilir Metën për marrjen e detyrës së re si president i Republikës së Shqipërisë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Hardianaj shpreh konsideratën dhe besimin se Meta do luajë rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar.

Statusi i Ramush Haradinajt:
I nderuar z President, Ilir Meta,
Ju uroj përzemërsisht marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë!
Më lejoni tu shpreh konsideratën time më të lartë, dhe besimin se Ju do të luani rol të rëndësishëm në modernizimin e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Poashtu llogaris në ndihmën tuaj të pakursyer për shtetin e ri të Kosovës.
Njëkohësisht shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngusht në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.
Ju priftë e mbara!
RH

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb