SHKODER- Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito zhvilloi ditën e sotme takimin me studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në takim është diskutuar për zhvillimin e rekrutimeve të konkurseve në Administratën Publike.

Gjatë fjalës së saj ministrja Harito u ndal në rëndësinë që ka konkursi në orientimin e të rinjve drejt tregut të punës si dhe njohjen me mundësitë që u ofrohen për të ecur në karrierën e tyre.harito2

“Do vazhdoj të shpjegoj këtë proces që të gjithë të jenë të bindur se ky është një proces meritokratik. Njerëzit hyjnë në administratë nëse e meritojnë. Do të hyjnë të gjithë me kushte të barabarta”, është shprehur ministrja Harito.

Ministrja u ndal ndër të tjera edhe tek kriteret që administrata përzgjedh për aplikantët duke pohuar se “Kriteret për aplikantët i kërkojnë institucionet. Nëse ministritë kanë nevojë për një juristë nxjerrin kriteret ose kandidati të ketë eksperiencë ose jo, duhet të dijë këto gjëra specifike etj. Askush tjetër përveç institucionit nuk e di se çfarë i duhet atij.

Departamenti i Administratës Publike i merr dhe i mbledh vlerat dhe kriteret që janë të përbashkëta dhe krijon grupet, pra bën rregullat bazë të përgjithshme sipas kërkesës së institucioneve.

I gjithë procesi është transparent dhe objektiv dhe në çdo etapë të tij synohet meritokracia.”

Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi, ku ministrja Harito iu përgjigj pyetjeve të studentëve.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: