Torino mbrëmjen e djeshme u eliminua nga Kupa e Italisë pasi u mund nga Milani me rezultatin 2-1. Gjatë zhvillimit të lojës, sulmuesi i “kuqezinjve”, Lapadula, ndonëse pa dashje i shkaktoi një dëmtim të frikshëm portierit Joe Hart.

Në pamje të parë dukej sikur portieri i kombëtares angleze nuk do të vazhdonte më pjesën e mbetur të lojës, por ai i befasoi të gjithë kur u kthye për të mbrojtur deri në fund katërkëndorin e portës, raporton “The Sun”.

Megjithatë dukej dëmtimi i pësuar, pasi Hart e kishte fashuar pothuajse të gjithë kokën. Kaq ka mjaftuar që në internet të plasë gallata me foto të cilat ironizojnë portierin “granata”. Edhe pse bëhet fjalë për një dëmtim i cili mund të kishte shumë pasoja, fotot duket vërtet “funny”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: