HAS – Një person ka humbur jetën në minierën e kromit në Perollaj të Hasit sot, pas shembjes së një masivi dheu, ndërsa një person tjetër është plagosur. Ata ishin duke punuar brenda saj.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se viktima quhet Tasim Doda, ndërsa i plagosuri, Agron Qarri. Dyshohet se ngjarja ka qënë aksidentale, për shkak të një pakujdesie. Policia shkoi në vendin e aksidentit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: