TIRANE-Përmes një statusi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në datën 29 dhe 30 nëntor në Sheshin Nënë Tereza dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit do të ketë një ekspozitë me prodhimet dhe ushqimet nga të gjitha trojet shqiptare.

Por ndjekësit e kanë shfrytëzuar për të bërë komente dhe kritika, duke mos kursyer as ironitë. Një qytetar i shkruan Ramës me ironi se nga cila trevë është hashashi, ndërsa kryeministri e ka ofenduar duke u nisur nga emri nga mbiemri i tij Lajthiza.

Statusi i Edi Ramës:
29-30 nëntor në Sheshin Nënë Tereza dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit një spektakël i prodhimit e ushqimit nga toka shqiptare; një ekspozitë unikale e Shqipërisë që punon aty ku nuk hidhen dritat e skenës së katundit tonë politik e mediatik; Nata e Bardhë e Tiranës me një risi për t’u shijuar nga të gjitha moshat #Shqipëriaqëduam ?? ??

Komentuesi: Po hashashi nga cila trevë eshtë?! ?
Replika e Ramës: Te marrsha te keqen e emrit e paske tamam si masen e trurit ?
y6hn
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: