TIRANE– Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një inpektim në kantierin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, loti Teg-Mullet.

Ministri Haxhinasto tha se jemi në një fazë te re të këtij projekti. “Problematika e madhe e trashëguar e këtij projekti është tashmë në rrugën e zgjidhjes. Problematika ka pasur të bëjë me punime jashtë projektit, me punime të paparashikuara si rezultat i shkarjeve të mëdha përgjatë aksit të rrugës, si dhe me ndryshim dhe përmirësime të vetë projektit”.

Haxhinasto sqaroi se në bashkëpunim edhe me “Bankën Islamike”, është rënë dakort për një shtyrje të projektit dhe rritje të financimit të tij, për të akomoduar të gjithë ndryshimet në projekt.

Ministri Haxhinasto kërkoi shtimin e ritmeve të punimeve dhe angazhim më të madh të kompanisë “Aktor”, të mekanikës në kantier.

Sipas marrëveshjes së re, 85 % e projektit loti Teg-Mullet, duhet të përfundojë brënda 31 dhjetorit 2016, dhe pjesa tjetër brënda marsit 2017.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb