DURRES-Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar ditën e sotme punimet për ujësjellësin e Durrësit. Sipas ministrit, ky ujësjellës do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm për durrsakët, projekt që pritet të mbyllet brenda afatit.

“Ky ujësjellës ka një gjatësi 68 km dhe një vlerë 31 mln euro. Do të jetë kjo vepër që do të zgjidhë problemin e furnizimit 24 orë me ujë për zonën e Durrësit. Në këtë projekt po përdoret për herë të parë një teknologji moderne që garanton siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”.

“Besoj se kjo vepër e rëndësishme do të përfundojë brenda afatit”, shtoi më tej Haxhinasto.
Ujësjellësi do të ketë 7 rezervuare që do të furnizojnë zonat ku kalon.

I pyetur për Rrugën e Arbrit, Haxhinasto theksoi se, “Jemi duke bërë vlerësimin e detajuar të kompanisë ‘China State’ dhe besoj se shumë shpejt do të konkludojmë ofertën e fundit të realizuar nga kjo kompani. Dhe pastaj të përcaktojmë hapat e mëtejshme përsa i takon këtij projekti të rëndësishëm.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: