Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Hedh nga makina dy çantat me drogë dhe tenton t’i ikë policisë, kapet shqiptari në Greqi

droge

GREQI– Një 44-vjeçar shqiptar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia greke, pasi ka tentuar të transportojë 49 kg kanabis. Policia ka pikasur automjetin që po lëvizte pranë kufirit me Shqipërinë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur sinjalit për të ndaluar.

Menjëherë ai ka rritur shpejtësinë dhe pasi ka hedhur nga xhami i makinës dy çanta me kanabis, ka tentuar të largohet.

Pas disa minuta ndjekje, policia greke ka bërë të mundur ndalimin e tij në Prevezë, duke vënë në pranga 44-vjeçarin shqiptar.

Ndërkaq, u gjetën dhe u sekuestruar edhe dy çantat me kanabis, në peshë totale 49 kg.

Rezultoi se shqiptari ishte person në kërkim në Greqi, i dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë nga Gjykata e Larisas për trafik klandestinësh.

(el.sp/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.