Trajneri i Bayern, Jup Hejnkes është i bindur se skuadra e tij ia ka bërë dhuratë Real Madridit fitoren në Ligën e Kampioneve që ia bën shumë të vështirë bavarezëve kalimin në finalen e turneut. Sipas tij, të dy golat ishin dhuratë e pasigurisë në mbrojtje, por ndërkohë është i bindur se kjo humbje do ta bëjë ekipin të luajë më lirshëm në ndeshjen e kthimit, pasi nuk ka më çfarë të humbasë.

“I kemi dhuruar dy gola Real Madridit me gabime të qartë dhe kishim një numër të madh rastesh nga të cilat nuk përfituam. Por nuk është aspak e çuditshme dhe e papritur që të mundesh nga Real Madrid. Në përgjithësi ishte një ndeshje shumë e çuditshme, pasi humbëm Roben dhe pastaj Boateng. I shënuam ne dy golat e Realit, kishim shumë mundësi shënimi të cilat nuk i shfrytëzuam. Nuk dua të fajësoj askënd, por sjellja mbrojtëse e ekipit ishte e keqe në të dy golat. Skuadra ka krijuar aq shumë shanse përballë Real Madrid sa tani nuk kemi asgjë për të humbur atje dhe do të luajmë më lirshëm”, deklaroi Hejnkes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb