Që prej datës 18 nëntor, helikopterë të Ushtrisë greke patrullojnë kufirin me Shqipërinë, në kuadër të masave të lajmëruara nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos, “për të shtuar ndjenjën e sigurisë te banorët e zonës”.
Fluturime janë kryer në të gjithë fshatrat që përfshihen në zonën e Janinës, por edhe brenda në qytet.

“Defencenews” raporton se pilotët janë këshilluar të kryejnë fluturime në lartësi të ulët, në zonat kufitare me Shqipërinë.

Detyra i është i ngarkuar Divizionit të VIII-të të Lëvizshëm që mbulon këtë zonë. Patrullime të tilla janë urdhëruar të kryhen edhe në kufirin me Maqedoninë.

Po ashtu, Greqia ka vendosur të rrisë prezencën e saj ushtarake në kufijtë e saj me Shqipërinë e Maqedoninë, duke shtuar grupet e patrullimit në pikat e saj kufitare.

Nuk dihet nëse këto masa kanë të bëjnë me sinjalizime për akte të mundshme apo me pritjen e një vale të re refugjatësh nga Lindja, por gazeta Hellas Force shkruan në titull se: “Diçka po ndodh”. (Respublica)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: