NGA: Anxhela Devole
Henri Çili sjell të përmbledhur në një botim, ese, ide dhe debate se si Edi Rama e bëri elektoral reformizimin më 25 qershor. Çili sjell një kërkim të ri social politik, kundrejt konteksteve, forcave, historisë së tyre dhe tendencave të riorganizimit, në përmbledhjen e shkrimeve me titull “Vonesa shqiptare”.

“Ky libër fare modest, që ka rreth 1/3 të saj një ese të gjatë dhe 10 shkrime polemika në politikë. Një popullist propagandues siç ishte Rama, fitoi në 2013-ën dhe bashkë me elementet taktikë që lidheshin me koalicionin PD-LSI, u krijua një shumicë regresive dhe e rrezikshme për shoqërinë shqiptare dhe qeverisjen e vendit”, tha Çili.

Libëri është vazhdim i një cikli shënimesh në përfundim të zgjedhjeve të 2 qershorit të këtij viti dhe fill i një refleksioni të gjatë mbi aktualitetin politik shqiptar që prej vitit 2001. Libri i parë “kundër-reforma, një shpjegim për 23 qershorin” është botuar në vitin 2013, dhe autori thotë se do të jetë traditë tashmë, që përmbledhje rreth kësaj teme të botohen çdo katër vjet.

“Libri për mua personalisht, sepse optikat e shikimit janë nga më të ndryshme tregon marrëdhënien e sistemit me kulturën, marrëdhënien e sistemit më njerëzit. Ka një lakueshmëri të cilën ia kam zili do të doja ta kisha dhe unë”, tha poetja Mimoza Ahmeti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: