TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar sot heqjen e taksës së qarkullimit për transportuesit ndërkombëtarë për mallrat me Italinë. Duke filluar nga dita e sotme, këta transportues nuk do të paguajnë tarifën prej 150-180 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Itali.

Deputeti Vasili tha se me këtë vendim, plotësohet kërkesa e paketës fason.

“Me heqjen e taksës, plotësohet kërkesa e paketës fason. Heqja e taksës së transportit të mallrave me Italinë filloi nga 20 shtatori 2016. Tashmë çdo ngarkesë me Italinë do kushtojë 200 euro më pak”, shprehet Vasili.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb