Në konferencën e sotme për shtyp të Kombëtares e cila ndodhet e grumbulluar në Turqi janë paraqitur dy prurjet e reja, Astrit Hajdareviç dhe Kamer Qaka. Dy futbollistët nuk kanë nguruar në asnjë moment të intervistës së parë të tyre si kuqezinj të tregojnë emocionet që po përjetojnë që pas ftesës nga Kombëtarja.

Astrit Hajdareviç

hajdarevic-470x235

“Të gjithë më kanë pritur mirë. Kam pritur shumë vjet për këtë grumbullim. Edhe për mua dhe për familjen time, jam i kënaqur që jam këtu. Do jap gjithçka. Ishte kënaqësi, pasi e prisja për shumë kohë, dhe kam luajtur për Suedinë. E kam patur të vështirë pasi jam rritur atje, por gjithmonë do e them se jam shqiptarë. Shumë e lehtë të përshtatem me grupin.

Edhe këtu, edhe në klube ka konkurencë. Kam 15 vite si profesionist. Shpresoj të luaj disa minuta dhe të tregoj kualitetin tim. Ekipi është i fortë, dhe ka shumë talente. Edhe në Europian e tregoi vlerën që ka. Pozicioni im është mesfushor sulmues, si një numër “10sh”, por mund të përshtatem edhe në pozicione të tjera. Jo shumë njerëz më njihnin, dhe janë skeptikë prej mbiemrit. Ne e kemi mbiemrin Hajdari, por prej shkak të luftës e kemi ndërruar, por ne jemi shqiptarë.”

Kamer Qaka


qaka

“Kur më morën në telefon, nisa menjëherë të qaj. Që kur kam qenë i vogël e kam parë Kombëtaren të luajë, dhe ka qenë një ëndërr për mua të jem pjesë. Çunat janë shumë të mirë, luftojnë në lojë. Unë dhe familja ime kemi pasur qejf që të luaj për vendin tim.

Kur mora ftesën, nuk e mbajta dot veten. Tani po e shoh edhe vetë sa ekip i mirë është Shqipëria. Ka shumë talente. Unë jam nga Peja e Kosovës, dhe tashmë Shqipëria më ka plotësuar ëndrrën. Një minutë, apo dy edhe tre, nuk ka rëndësi sa aktivizohem, rëndësi ka që të fitojë ekipi. Jam krenar që jam këtu.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb